2 Peter 2
1 Por ishin’ edhe profet-rrenësa ndër popullinë, sikurse edhe ndër ju kanë me qenunë mieshtër-rrenësa, të cillëtë kanë me shtimë pshefazë heresia hupëje, tue mohuem edhe ate Zotëninë qi i bleu ata, edhe tue tërhiekunë me vetëhen’ e atyne hupëje të shpeitë.
2 Edhe shumë vetë kanë me votunë mbas hupëjes’ atyneve, qi prei atyneve ka me u nemun’ udha e së vërtetësë.
3 Edhe për lakëmim kanë me bamë tregjeti prei jush me fjalë të shpifta; gjukimi atyneve çë moti nukë vonohetë, edhe hupëjes’ atyneve nuk’ i vien gjum.
4 Sepse Perëndia ndë mos kurseu engjujtë qi fëjyenë, por i hodhi ndë tartar lidhunë me hekura errësine, e i dha me u rueitunë për gjyq;
5 edhe s’kurseu botën’ e vietër, por pru përmbytëje mbë botët të pabesëvet, edhe rueiti Noenë të tettinë vetë leçitësin’ e dreitënisë;
6 edhe gjukoi për me rrenuem qytetet’ e Sodomës’ e të Gomorës’ edhe i bani hi; edhe vu shëmbëllëtyrë mb’ata qi kanë me punuem pa besë;
7 edhe shpëtoi Lotin’ e dreitë qi shtrëngohei prei jetësë ndytë të paligjëvet
8 (sepse kyi i dreiti, tue ndenjunë ndërmiet atyneve, ditë për ditë mundonte shpirtin’ e dreitë prei së pames’ e prei së ndëgjuemesë punëvet pa ligjë);
9 di Zoti me shpëtuem besëtarëtë prei ngasëjesë, e me rueitunë të shtrembëtë për ditën’ e gjyqit qi të mundohenë;
10 edhe ma tepër’ ata qi shkojënë mbrapa mishit me dëshërim ndynësine, edhe bajënë për asgja urdhëninë, janë kucimtarë, asish qi duenë vetëmë vetëhenë, nukë tremenë tue nemunë të lavdueshimitë;
11 kur engjujtë qi janë ma të mëdhej ndë vërtytë e ndë fuqi, nukë bijënë gjukim të nemuni kundrë atyneve përpara Zotit.
12 Por këta, porsi shtasë pa mend bamë prei natyret, qi kanë lemë për me u gënjyem e për me u vdierrë ndë vdierrëjet të vet, edhe kanë me marrë pagën’ e shtrembënisë,
13 të cillëtë kuitojënë për gëzim të kënaqunit’ e ditësë, janë të shgryem e të fulliqunë, gëzohenë ndë gënjimet të vet, kur han’ e pinë bashkë me ju; kanë sytë plot me kurvëni, edhe qi nukë pushojënë prei fajesh;
14 gënjejënë shpirtëna të paforcuem, kanë zemërë të mësueme ndë lakëmime, janë dielmt’ e mallëkimit;
15 lan’ udhën’ e dreitë, e u gënjyenë edhe votnë mbas udhësë Balaamit të birit Bosorit qi deshi pagën’ e shtrembënisë,
16 por u qartue për paligjënin’ e vet, sepse kafsha pa gojë foli me za nieriu, e ndali marrin’ e profetit.
17 Këta janë kronje pa ujë, re qi tërhiqenë prei erësë fortë, për ata ashtë rueitun’ errësina e zezë për gjithë jetënë.
18 Sepse tue folunë fjalë tepërë të mëdha të kotësinësë, gënjejënë me dëshërimet’ e mishit e me ndynësinat ata qi për të vërtetë shpëtuenë prei atyneve qi e shkoishinë jetënë ndë gënjim,
19 tue u zotuem atyneve të lirë, qi ata vetë janë shërbëtorët’ e prishëjesë, sepse prei ati qi të mundetë kushi, ati i bahet’ edhe shërbëtuer.
20 Sepse ata qi shpëtuenë prei të përlyemevet botësë me anë të ngjofëmesë Zotit edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit, ndë u ngatërrofshinë për-së-ri mbë këto, edhe të mundenë, u banë të mbrapënat’ e atyne ma të këqia se të paratë.
21 Sepse ma mirë ishte për ata të mos e kishinë ngjofun’ udhën’ e dreitënisë, se si e ngjofnë, të këthehenë prei porosisë shenjte qi u la mb’ata.
22 Edhe gjaiti mb’ata ai proverbi i vërtetë qi thonë: “Qeni u këthye mbë të viellë të vet”, edhe: Dosa si u la, u rrakullye ndë llucët.